Vdekja e parë si pasojë e infektimit me llojin e ri omicron të virusit korona është shënuar sot në Korenë e Jugut.

Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se pacienti i vdekur ishte në moshën 90-vjeçare, si dhe se ai jetonte në një shtëpi pleqsh, raporton AP.

Një deklaratë nga agjencia shtoi se personi mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 në tetor.

Gjithsej 21 persona rezultuan pozitivë për koronavirus në shtëpinë e të moshuarve dhe në tre prej tyre u konfirmua varianti i ri omicron.

Koreja Jugore ka konfirmuar deri më tani 1.318 raste të infektuar me omicron dhe ekspertët e shëndetësisë pohojnë se ky variant mund të zëvendësojë deltën dhe do të bëhet dominues në vend./TV Malisheva

Share.