Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë po shënon rritje. Aktualisht në vend janë 540 raste aktive, nga 509 sa a raportuan një ditë më parë.
E numri më i lartë i rasteve aktive është në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 136 raste aktive, ndërsa 49 raste janë në Ferizaj.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 3 mijë e 711 testime, 38 persona rezultuan pozitivë me COVID-19. Ndërkohë që u raportua edhe se asnjë person nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me koronavirus. /TV Malisheva