Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti.

“Ministri është prej dje në Kosovë dhe kryen përgjegjësitë e tij si ministër”, ka thënë Hoti.

Latifi ishte kritikuar për vizitën e tij në ShBA në kohën kur në Kosovë kanë filluar të rriten rastet me COVID-19, por edhe pas konfirmimit të rasteve me variantin Omicron.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur pikërisht për vizitën e Latifit në ShBA.

I pari i ekzekutivit pati thënë se vizita e ministrit Latifi në ShBA nuk do ta cenojë bashkërendimin dhe funksionimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë kohë pandemie, shkruan Indeksonline

Aktualisht në Kosovë janë të konfirmuara 17 raste me variantin Omicron. Ndërsa, sot janë konfirmuar 108 raste të reja me COVID-19./TV Malisheva

Share.