Kuvendi Komunal i Malishevës në seancën e parë të këtij viti miratoi projekt buxhetin e Komunës për vitet 2022-2024, raporton TV Malisheva.

Në mbledhjen e sotme ky kuvend miratoi projekt buxhetin në vlerë prej 15.655.757€, i cili është rreth 755 mijë euro më i lartë se ai i vitit 2021.

Ky projekt mori miratimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit Komunal të Malishevës. Ndërkaq kryetari i komunës, Ekrem Kastrati falenderoi të gjithë anëtarët që përkrahën miratimin e këtij projekt-buxheti,  i cili ka synim fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane./TV Malisheva

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit është miratuar Projekt-Buxheti i Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 €, që krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 755 mijë euro më i lartë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahen miratimin e këtij Projekt-Buxheti, që për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë, konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë.

Share.