Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet  të programit të Kupës së Mbretit, ku kemi disa rezultate interesante.

Skuadrat nga La Liga si Sevilla, Elche, Athletic Bilbao dhe Atletico Madridi kanë siguruar biletat për kualifikim tutje për në fazën e eliminatoreve, kurse Villarreali u eliminua nga Gijoni, përcjell KosovaPress.

Sevilla shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Zaragozas, njëjtë sikurse skuadra e Atheltic Bilbaos e cila e mposhti skuadrën e Manchas.

Në anën tjetër, kampioni i La Ligas Atletico Madridi e mposhti me rezultat të thellë 5:0 skuadrën e Rao Majadahondas.

Me fitoret, skuadrat si Cadiz, Girona, Gijon, Sevilla, Elche, Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid, i bashkohen skuadrave si Real Madrid, Barcelona, Baleares, Real Betis, Rayo Vallecano, Valencia, Mallorca, Real Sociedad dhe Espanyol në fazën e eliminatoreve të kësaj gare.

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve në kuadër të Kupës së Mbretit i gjeni më poshtë.

Fuenlabrada 0 – 1 Cadiz CF

Girona 1 – 0 Osasuna

Gijon 2 – 1 Villarreal

Zaragoza 0 – 2 Sevilla

Almeria 1 – 2 Elche

Mancha 0 – 2 Athletic Bilbao

Rayo Majadahonda 0 – 5 Atletico Madrid/TV Malisheva

Share.