4 mijë e 10 vaksina u administruan në 24 orët e fundit
Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Ndërsa me dozën e dytë deri më sot janë vaksinuar 788.240 qytetarë qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, ka bërë të ditur MSH./TV Malisheva