Ish-deputeti Spartak Braho se ka paralajmëruar se nesër me datën 8 janar do të ketë dhunë dhe madje ka shkuar edhe më tej, duke bërë të ditur se sipas informacioneve që ka do të vritet një deputet i PD-së.
“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të dhunës mund të arrihet gjithçka”.
Ish-deputeti socialist duke folur në “Top News”, deklaroi se mund të ketë skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.
“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshillë i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”.
I pyetur se ku ka i ka këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.
“Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho. /GazetaShqip
/TV Malisheva