Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje pas pranimit të informatës se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut.

Sipas policisë, personit të dyshuar A.Th, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë një armë zjarri (Zoraki).

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./TV Malisheva

Share.