Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi dje se Shqipëria e mbështet dialogun me Rusinë.
Xhaçka mori pjesë dje në mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane.
“Mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane. Një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi këtë kërcënim serioz për sigurinë dhe mënyrat për ta trajtuar atë”, nënvizoi Xhaçka.
Ministrja Xhaçka bën të ditur se “theksova mbështetjen e Shqipërisë për dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet tona”./TV Malisheva