Një person është arrestuar dhe 272 pajisje për minim të kriptovalutave janë konfiskuar në Leposaviq,
Aksioni, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit pas kërkesës së Doganës ndaj Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas tij i gjithë aksioni ka përfunduar pa incidente./TV Malisheva
Postimi i tij i plotë:
Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.
Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.