Moti i keq ditëve të fundit dhe reshjet e borës kanë shkaktuar shembje të dheut në fshatin Guriq të Malishevës, raporton TV Malisheva.
Rrëshqitja e dheut dhe shembja e murit mbrojtës ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Guriq.
Nga kjo shembje është dëmtuar muri mbrojtës, por sipas burimeve të TV Malisheva ekziston rreziku për shembje të tjera dhe se kjo gjë rrezikon edhe shtëpitë që gjenden afër rrugës.