Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se ndjehet i turpëruar me protestën e djeshme te Partia Demokratike, pasi Shqipëria nuk mund të jetë një vend që të tjerët ua bëjnë me gisht si njerëz me bishtë që mbështetësit e opozitës sulmuan ndërtesën e tyre.

Rama në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale me demokratët, ka thënë se ndodhia djeshme ishte një ndodhi e rënd jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, pasi dëmton rënd imazhin e shtetit.

Sipas tij, sulmi i partisë së opozitës nga vet mbështetësit e saj, ishte një lajm sa qesharak, ashtu edhe ekstrem dhe apsurd.

Rama duke folur për Bashkën dhe Berishën, ka thënë se këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e pariciklushme në funksion të ardhës.

Rama: Mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje

“Dje ajo shfaqja mesjetare në mes Tiranës me një ushtri brenda e karikuar me një sistem fortifikimi mbrojtës me hekura, llamarina dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me drapër, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për Partinë Demokratike, për demokratët dhe shoqërinë tonë dhe si njëri si tjetri nga të dyja kufomat politike që e kanë marrë pengë atë parti në kacafytjen e tyre, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për ta luajtur deri në fund lojën me mbrojtjes apo marrjes së kështjellës me gjakun e demokratëve”, ka thënë Rama.

Rama shtoi se policia për herë të parë është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie politike për shkak të kacafytjeve barbare në mes vete.

Ai është përgjigjur edhe komenteve se ky konflikt është në favor të tij, duke thënë se fitorja në nuk i intereson fitorja në vetvete pasi këtë e ka tejkaluar.

Rama: Nuk argëtohem me atë që po ndodh në PD

“Sot më intereson vetëm sa fiton vendi, sa fiton kombi, sa fitojnë njerëzit, shoqëria në të përditshmen e punës time dhe qeverisjes sonë, e cila nuk diskutohet është larg së qenuri më e mira e mundshme por që është më e mira që kemi pas dhe që kemi…jo nuk argëtohem unë duke shikuar se si i heqin puplat njëri-tjetrit. Këtu s’ka më asgjë për t’u argëtuar, këtu është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë diçka për paqe dhe urtësi, për normalitet dhe kjo ndarje e thellë, kjo përçarje që i pari, plaku e ka mishëruar që në ditën e parë për të përçarë dhe sunduar shqiptarët, dhe i dyti , pasardhësi i marrë në dorë dhe i vendosur aty si hija e plakut, e ka vazhduar si një instrument politik, përçaj dhe sundo, fatmirësisht pa arritur kurrë më të sundoj, siç i pari arriti në dy momente, duhet para me sy të hapur nga gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.

Rama tha se skenat e djeshme janë trishtim, janë sëkëlldi, janë ulurime të brendshme e një mungese të madhe përgjegjshmërie, qytetarie dhe një kafshërie që është një fazë e avancuar e degradimit të një qenie politike siç është një parti politike apo person politik.

Rama: U shmang kafshimi i përgjakshëm, por kafshuesit janë aty

“Dje pamë kafshëri në kuptimin e zgjedhjes së mjeteve për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dhe pamë një përpjekje për kafshin në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës dhe fatmirësisht u shmang kafshimi i përgjakshëm, por pavarësisht që është shmangur kafshimi i përgjakshëm, kafshuesit, nxitësit e kafshimit janë aty dhe janë përgjegjës, përgjegjësit duhet të marrin përgjegjësi por vetëm vazhdojnë të sulmojnë njëri tjetrin”, tha ai.

Ai tha se të dy e kanë të pamundur të udhëheqin demokratët dhe të dy kufomat kanë nevojë për njëri-tjetrin, sepse mbahen të dy që të mos bien të dy. Ndërkohë, tha se nuk po kërkon që demokratët të bëhen votues të PS-së, por që të kontribuojnë për paqen.

Rama: Basha një princ mesjetar i mbyllur në kështjellë

“Si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në kështjellë që nuk guxon të dal dhe të thonë ja ku më keni të provojmë kush e ka shumicën, mosbërja e këtij akti është ekzekutimi me gjak ftohtë i demokratëve për interesin personal të asaj karrige, se nuk po diskutojmë tjetrin çka është sepse është i qartë se çka është, tjetri të kujton atë poemën, u ngrit fati i partisë, i vdekuri nga varri morri rrugën e Shqipërisë të luftonte si i marri….nuk mund të jemi ne një vend që na tregojnë me gisht si njerëz me bishtë që del dhe merr dhen lajmi se mbështetësit e opozitës sulmuan ndërtesën e tyre, ku ka bërë kjo vaki, në cilin pyll, në cilën xhungël ka ndodhur kjo. Është e pa imagjinueshme. Unë ndjehem i turpëruar si shqiptar kur më marrin miq, personalitete dhe më thonë është lajm i rremë ky pse çka është kjo, se nuk e kuptojnë çka janë ato fotografi me shkallë duke u kacavjerrë si jeniqer por edhe aq qesharak se t’i kishin shkallët si jeniqer, e me çekiç, e me vare, e me matrapik, e me grushte duke i rënë hekurit, e me fikëse zjarri duke syve nga brenda njerëzve, e me shkopinj bejsbolli e me gurë, mungonin vetëm kovet me zift që të hidheshin nga lart”, tha Rama.

Rama tha se nuk është çështje numrave pasi i ka mundur dhe i mund prapë jo të dy por të tre, pasi janë tre.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për opozitë por ka kohë që ky vendi nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon pozitën mundësisht por me molotov./TV Malisheva

Share.