Trajneri i Tottenham Hotspur Antonio Conte është i gatshëm që të largojë nga skuadra lojtarët si Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tanguy Ndombele, raporton “ESPN”.

Trajneri italian po planifikon që të fillojë spastrimin në skuadër, dhe disa nga lojtarët e ekipit të parë do të largohen, për të liruar vend për transferimet e reja.

Po ashtu, ende nuk dihet e ardhmja e mbrojtësit Japhet Tanganga dhe mesfushorit Giovani Lo Celso nën urdhrat e Contes, i cili së fundmi e ka pranuar që lojtarët që ka nuk janë të aftë sa duhet për të qenë në garë për titullin e Premier Ligës angleze./TV Malisheva

Share.