Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar sot gjashtë persona dhe ka proceduar dy të tjerë, nën akuzat për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M. (58), pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit F. D. (31), G. M. (28), E. K. (39), pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, M. S. (23) pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe M. M. (49) pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur.
Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. Ll. (29) pasi për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e Qarkullimit Rrugor F. H., për vendosjen e masës administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin G. O. (25), pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tch

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./TV Malisheva