Skuadra angleze Norwich ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Charlton, e vlefshme kjo për raundin e tretë të FA Cup angleze.
Norwich ka arritur të zhbllokojë rezultatin në ndeshjen kundër Charlton, përmes golit të shënuar nga sulmuesi kosovar Milot Rashica.
Përmes një asistimi të sulmuesit Pukki, Rashica arrin të kalojë “Kanarinat” në epërsi prej 1:0 në minutën e 80′ të ndeshjes.
Po ashtu, që prej transferimit nga skuadra e Werder Bremen te Norwich City, goli i sotëm i Milot Rashicës ishte i pari në karrierë në fanellën e skuadrës angleze./TV Malisheva