Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19, Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 2795 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 26 raste./TV Malisheva

Share.