Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Caik ka vdekur në një aksident tragjik.
Calik ishte duke vozitur derisa humbi kontrollin e makinës rreth orës 09:00 në mëngjesin e sotëm.
Njësitet emergjente reaguan menjëherë, por Calik ishte i vdekur në vendin e ngjarjes.
Vedat Muriqi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Ahmet Calik.
Muriqi i Përfaqësueses së Kosovës duket se ka pasur raporte të mira me lojtarin dhe ka bërë një reagim në “Twitter”, ku ka shprehur mërzinë e tij.
“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i mërzitur me humbjen e një shoku të mirë, kolegu dhe vëllai, me të cilin luftova me të njëjtën fanellë. Pusho në paqe vëllai im, do jesh gjithmonë në zemrat tona. Më vjen keq për humbjen tënde”, ka shkruar Muriqi./TV Malisheva