Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka takuar kryeshefin e KRU “Gjakova”, Visar Hasi, me të cilin kanë biseduar për të sigurura ujë të pijes për gjithë malishevasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari Kastrati, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Kryetari Kastrati dhe kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasi u shprehën se do të shohin të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me donatorët dhe ministritë e linjës, për financimin dhe realizimin e këtij projekti, jetik për Komunën e Malishevës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, ka takuar udhëheqjen e KRU “Gjakova”, përkatësisht kryeshefin, z.Visar Hasi, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e kyçjes së Komunës së Malishevës, në sistemin e ujësjellësit të Radoniqit, me qëllim të sigurimit të ujit për pije për tërë territorin e Komunës së Malishevës.

 

 “Sot kam zhvilluar një takim pune me kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, z.Visar Hasi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kam diskutuar lidhur me mundësinë e realizimit të projektit për të kyçur komunën tonë në sistemin e Radoniqit. Si kryetar i Malishevës do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar këtë projekt madhor, që ofron zgjidhje të përhershme të furnizimit me ujë për të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës”, ka thënë kryetari Kastrati pas takimit.

 

Kryetari Kastrati dhe kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasi, thanë se do të shohin të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me donatorët dhe ministritë e linjës, për financimin dhe realizimin e këtij projekti, jetik për Komunën e Malishevës.

Share.