Sot në territorin e Komunës së Malishevës 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2821 raste, prej tyre 2690 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 46 raste.

Share.