Nga Shkodra, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke u drejtuar ndërkombëtarëve tha se protesta e 8 janarit ishte një protestë paqësore, që do të jetë e pandalshme.

Ai tha se protestuesit donin vetëm të nxirrnin banditët, siç tha ai, nga shtëpia e tyre.

“Thirrja për partnerët ndërkombëtarë, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por atë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij. Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me banditë dhe nuk lufton që t’i nxjerri?

8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai./TV Malisheva

Share.