Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë arrestuar dy persona të pandehur me inicialet S.T., dhe L.T., nga komuna Shtime, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës “Berandelli” me pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet “Citroen” dhe prova të tjera materiale.

Të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdesë.

Share.