Nuk ka fitore për Chelsean tash e katër ndeshje radhazi në Premier Ligë pasi ata së fundi janë ndalur me barazim nga Brightoni dhe rezultati final i ndeshjes ishte 1-1.
“Blutë” e Londrës në fakt dështuan ta ruajnë epërsinë e krijuar në minutën e 28′ të ndeshjes pas golit të realizuar nga Hakim Ziyech, transmeton TV Malisheva.
Goli i barazimit për Brightonin u realizuar nga Webster në minutën e 60′ që siguroi një pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij.
Ky barazim për skuadrën e Thomas Tuchel vjen pas humbjes nga Manchester City dhe tashme duke se ka humbur çdo shpresë në garën për titull.
Nga ana tjetër, Brightoni vazhdon të befasojë për të mirë në këtë edicion. Ata kanë vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe renditen në vendin e nëntë me 29 pikë.