Rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Në vitin 2021, ATK ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale.

Kështu tha drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me rastin e shënimit 22-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Murtezaj më tej tha se viteve të fundit ATK ka krijuar shërbime moderne dhe digjitale për tatimpaguesit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nga 5 milionë euro kur kishte mbledhur në vitin e parë të themelimit, ATK, tashmë ky institucion është bërë kontribuues kryesor për të hyrat buxhetore.

Murati tha se të hyrat nga ATK janë tepër të rëndësishme, dhe sipas tij janë edhe të nevojshme për ta ruajtur produktivitetin e ekonomisë. /TV Malisheva

Share.