Është paralajmëruar dyfishimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh energji përmes bllok tarifave.

Kryeministri Albin Kurti tha se çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë e rëndë për qytetarët.

Megjithatë, ai tha se janë dy faktorë kryesorë që kanë ndikuar në këtë krizë.

I pari i brendshëm, i dyti i jashtëm.

“Dy faktorë kryesorë që e kanë bërë krizën. Njëri është i jashtëm. Ne importojmë rrymë nga jashtë. Çmimi është i lartë. Faktori tjetër është i brendshëm. Kosova që 20 vite është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë. Qeveritë e kaluara ua kanë dhënë kompanive tjera të huaj të prodhimit të energjisë, prioritet. Masat që i kemi në dispozicion nuk i japin fund të krizës. Nëse çmimi do të ishte rritur në mënyrë lineare nuk do të ishim në këtë gjendje. çmimi për zrre është barrë e rëndë për qytetarët. Andaj kemi ndarë 75 milionë euro”, u shpreh Kurti.

Sipas tij mbi ZRRE-n s`mund të ndikojë askush.

“Si pasojë e krizjes globale energjetike dhe për shkak të avarive nëpër boqet e termocentraleve që e kanë rritur nevojën tonë për të importuar energji, ZRRE-ja ka propozuar bllok tarfiat. ZRRE-ja është institucion i pavarur dhe askush nuk mund të ndikojë mbi të. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që i kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është ajo e gabimeve tash e 20 vjet”, theksoi Kurti para gazetarëve.

/TV Malisheva

Share.