Në Malishevë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 12 persona, raporton TV Malisheva.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2845 raste, prej tyre 2718 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 42 raste.