Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri ka publikuar pamje nga operacionet e manovrimit në detin Adriatik.
Nga ambasada kanë treguar se raketat e komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik.
Në njoftim theksohet se kjo stërvitje vjen në frymën e bashkëpunimit të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Shqipërisë si aleate e NATO-s.
“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik. USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S.
Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
(Foto të Marinës së SHBA nga Specialisti i Komunikimit Masiv Seaman Moises Sandoval)/TV Malisheva