Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Kjo ka bërë që të vë në lëvizje institucionet kompetente duke paralajmëruar masa të reja në mënyrë të parandalimit të coronavirusit.

Dje u njoftua që ditën e sotme (e enjte) do të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.

Lidhur me këtë reagimet në internet kanë qenë të menjëhershme dhe një të tillë e ka bërë edhe reperi Fero.

Artisti nga Gjilani në një postim të shpërndarë në InstaStory ku bëhen të ditura masat e reja ka kërkuar që të rikthehet Hashim Thaçi.

“Na duhet Thaçi të kthehet në krye”, u shpreh ai.

Raste aktive me COVID-19 aktualisht në vend janë 7,226, teksa deri më tani me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona apo 44 për qind. /TV Malisheva

Share.