Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 11 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 14 raste të reja.

Këto raste, janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 2859 raste, prej tyre 2729 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 45 raste.

Shtabi Emergjent për Menaxhimin e Situatës me Covid-19, në Komunën e Malishevës, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, të zbatojnë masat anti-cvoid dhe të vaksinohen, pasi rastet me covid po rriten çdo ditë e më tepër, prandaj, të gjithë së bashku, ashtu sikur edhe deri më tani, mund t’ia dalim, duke zbatuar masat.

Share.