Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës së Malishevës, me rrugët kryesore dhe qendrën komunale apo rrugët me qendrat tjera, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes.
Gjendjen e rrugëve sot e ka inspektuar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, i cili ka vizituar disa nga fshatrat, kryesisht malore.
Ndonëse reshtjet e borës kanë qenë të dendura gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e sotshëm, megjithatë, nuk ka rrugë të bllokuara dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Komuna e Malishevës, ju bën thirrje ngasësve të automjeteve, për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore, siç parashihet me ligj./TV Malisheva