Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë 111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 post-Covid-19 të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit, me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 40 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
/TV Malisheva