Dhuna ndaj bashkëshortëve dhe anëtarëve tjerë të familjes ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë.
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të Policisë rastet janë raportuar në komunën e Prishtinës, Suharekë, Rahovec, Fushë Kosovë, si dhe Suhodollë.
Rastet e raportuara:
Suhodoll 22.01.2022 – 19:30. Raportohet se i dyshuari mashkull me shtetesi te Kosoves e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër me shtetesi te Kosoves . Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 22.01.2022 – 16:30. Viktima femër me shtetesi te Kosoves ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull me shtetesi te Kosoves i ka shkaktuar dhunë psikike dhe ditëve të fundit e ka kanosur përmes SMS-ve në telefon. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Fushë Kosovë 21.01.2022 – 17:07. Në lidhje me rastin me datë 22.01.2022 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull me shtetesi te Kosoves .Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetesi te Kosoves pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën femër me shtetesi te Kosoves . Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rahovec 22.01.2022 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetesi te Kosoves pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes se tij, viktimës femër me shtetesi te Kosoves . Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: pesë fishek të kalibrave të ndryshëm, një karikator i zbrazët dhe një mjet i mprehtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/TV Malisheva