Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik.

Sipas KEK, aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile./TV Malisheva

Share.