Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i bëri sot thirrje Greqisë ‘të hapë derën’ për migrantët për të cilët Ankaraja zyrtare ka hapur kufijtë e saj.

Ai i kërkoi Greqisë t’i lejojë ata të lëvizin në vendet e tjera të BE, transmeton KosovaPress.

“Greqi, unë ju ftoj: Hapni edhe kufijtë tuaj dhe lëshojeni atë barrë. Lërini të shkojnë në vendet e tjera evropiane,” tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.

Ai ka njoftuar se do të shkojë nesër në Bruksel për të diskutuar çështjen e migrantëve me zyrtarët e BE-së dhe shprehu shpresën se do të kthehet nga Belgjika me “rezultate të ndryshme”.

Situata midis Turqisë dhe BE-së ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar që kur Turqia njoftoi se po hap kufij për migrantët në territorin e saj dhe duke i lënë ata të shkojnë në BE.

Dhjetëra-mijëra migrantë janë grumbulluar në kufirin greko-turk, në përpjekje p ër ta kaluar atë dhe të shkojnë drejt BE-së

Share.