Aktorja nga Shqipëria, Monika Lubonja, është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit.
Ajo ka qenë një nga emrat më të zëshëm e po ashtu edhe shumë e komentuar për natyrën e saj, si një grua pa komplekse.
Megjithatë, ylli i serialit “Hot” gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private.
Biondja së fundmi në një bisedë me moderatoren Egzona Rafuna ka folur për divorcin me ish-bashkëshortin.
“Kam kaluar shumë, momenti pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë, as nuk e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.
Monika përndryshe nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin ka vetëm një vajzë të quajtur, Tea.
E njëjta këtë javë është në nominim për t’u larguar nga shtëpia së bashku me banorin tjetër, Arbrin. /TV Malisheva