Lidhja romantike e aktorit Doanld Veshaj dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP po vazhdon të komentohet edhe pas eliminimit të kësaj të fundit.

Javë që lamë pas Beatrix u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dhe që nga eliminimi i saj këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me gjithë situatën.

Madje u tha se Beatrix është në gjendej të rënduar emocionale që kur u largua nga gara e Big Brother VIP dhe kjo ishte edhe arsye që u tha për mungesën e saj të djeshme në emisionin “Fan Club”.

Por, në rrjetet sociale kanë vazhduar të komentohet trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, madje edhe mes personazheve publike të cilët janë rreshtuar pas të preferuarve të tyre.

Një koment dhe prë të gjitha paragjykimet që janë bërë për këtë së fundi e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Fifi, e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother VIP.

Në një ‘live’ në Instagram, këngëtarja nga Kosova tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix nuk janë

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”, ka thënë Fifi.

Ndërkohë, kujtojmë që lidhur me gjendjen e Beatrix jashtë shtëpisë i shqetësuar ka qenë edhe vet Donaldi që nga koha kur ajo u eliminua. /TV Malisheva

 

Share.