Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Obiliq.
Sipas policisë, dy ankues kanë informuar se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura.
“Rr. Rasim Hashani, Obiliq, 23.01.2022 – 01:00. Dy ankuesit meshkuj kanë informuar se në rrethana të panjohura, në zjarr është përfshirë shtëpia e tyre e përbashkët. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.
/TV Malisheva