Analisti Blerim Latifi e ka quajtur ndalesë të turpit vendimin e Qeverisë për qytetarët e Shqipërisë që të mos u lejohet hyrja pa tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se është e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë shqiptarëve të cilët në vitin 1999 i “strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe”.

Reagimi i tij i plotë:

E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme.

Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!

Një numër qytetarësh po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

/TV Malisheva

Share.