Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, nga realizimi i 3.044 testimeve, janë regjistruar 718 raste të reja me koronavirus.

Nga rastet e reja, 95 janë riinfektime. Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.244 të shëruar dhe 14 viktima.

Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur me diagnozë nga COVID-19, janë paraqitur edhe 8 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 12.01.2022 deri më datë 22.01.2022.

Numri i rasteve aktive në vend është 20.020./TV Malisheva

Share.