Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur për mediat pasi një sasi lënde shpërthyese iu vendos sonte në derën e banesës së tij.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi. Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa.

Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, tha Duka.

Nga ky shpërthim, nuk raportohen të lënduar./TV Malisheva

Share.