Sot ka ndodhur një vetaksident në mëngjes në rrugën “Tahir Sinani”, në Ferizaj, si pasojë e të cilit u lëndua një person.
Shoferi i veturës “Golf II” që përfundoi në trasenë e binarëve të trenit, 21-vjeçari me inicialet R.H., është dënuar me 250 gjobë.
Sipas Policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak se 21-vjeçari nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës me ngrica. Duke mos pasur mundësi të ndalet, ai ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në hekurudhë.
Për shkak të lëndimeve që ka marrë, Policia njofton se i riu është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Po ashtu, organet e rendit dhe sigurisë kanë gjobitur me 200 euro edhe personin e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve nga kompania përkatëse, 40-vjeçarin me inicialet P.B.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion”, njofton Policia./TV Malisheva