Drejtoria e Inspeksionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, po vazhdojnë me planin dinamikë të punës në lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në terë qytetin e Mitrovicës.
Aktivitetet e tilla janë ndërmarr pas kërkesave të shumta të adresuara nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë trotuareve në disa lagje të qytetit.
Pas aksionit e sotëm, janë paralajmëruar aksione të tilla edhe në ditët e ardhshme./TV Malisheva