Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 707 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 11 mijë e 144 testime, derisa dy persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726.
Në total numri i rasteve aktive është 21 mijë e 668.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva