Ministrat nënshkruan sot disa marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në kuadër të seancës së përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikolai Sabev nënshkruan dy dokumente që forcojnë rrjetin e infrastrukturës dypalëshe në ndërtimin e Korridorit VIII hekurudhor dhe linjës ajrore Sofje-Shkup.
Më konkretisht, ministrat nënshkruan memorandumin për rrjetet hekurudhore Shkup-Sofje, duke krijuar një grup të përbashkët pune, me qëllim të përshpejtimit të ndërtimit të Korridorit VIII hekurudhor dhe iniciativën për fillimin e fluturimeve Sofje-Shkup.
Boçvarski dhe Sabev gjithashtu nënshkruan një Memorandum për liberalizimin e mallrave për dhe nga vendet e treta./TV Malisheva