Qeveria e Kosovës ka ndarë sërish mjetet financiare për mbulimin e policave kufitare për mërgatën. Ky vendim u tha se do te jetë deri në gjetjen e një zgjidhje të përhershme.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi vazhdoi edhe shtesat për personelin shëndetësor për menaxhimin e pandemisë. Ekzekutivi ndau sërish shtesë 10 përqind të pagesës bazë për periudhën janar – qershor 2022.
Po ashtu, morën vendim për emërimin e komisionit shtetëror për hulutimin, regjistrimin, inventarizimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998/1999.
Krahas kësaj, qeveria miratoi strategjinë kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën ndaj grave 2022-2026.
/TV Malisheva