Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.

Ai tha se masat që janë marr nga qeveria është rezultat i balancint të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numri të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital. Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit. Masat të cilat i ka marrë MSH dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon[…]ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit[…]dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi.

Shemsedin Dreshaj nga AAK tha se karakteristik e përgjithshme të menaxhimit të situatës është reagimi post festum dhe se kishte dashur qe kjo të jetë herë e fundit qe pasi të ngritet shqetësimi të veprojmë të gjithë vendet e rajonit kanë qenë më pandeminë Omicron para neve.

Ai ka ngritur si shqetësim relaksimin e profesionistëve shëndetësor që nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive dhe pagat për mjekët dhe infermierët.

Ndërsa, në përgjigjen e tij ministri Latifi u shpreh se “Është shumë shqetësues se fakti nëse ne relaksohemi. Në kujdesin intensiv kam shkuar disa here kur shkoi në shkoj asnjë relaksim sepse nuk kemi hapësirën për relaksim”./TV Malisheva

Share.