Autoritetet daneze kanë marrë një vendim për të përjashtuar COVID-19 nga kategoria e sëmundjeve kritike dhe që nga 1 shkurti të gjitha kufizimet në këtë vend do të hiqen.
Kryeministri Meta Frederiksen tha se duke hequr COVID nga kategoria e sëmundjeve kritike sociale, vendosën që nga 1 shkurti të heqin të gjitha kufizimet, për të cilat morën mbështetjen e plotë të partive të tjera në parlament.
Duke vënë në dukje se pasaporta e COVID-it do të vazhdojë të kërkohet vetëm në hyrjet e Danimarkës nga jashtë, Frederiksen tha se ata “vendosën të heqin të gjitha kufizimet nga 1 shkurti”.
“Në fund të janarit, në fillim të shkurtit, numri i të infektuarve do të arrijë kulmin dhe më pas do të ketë ulje”, tha ai.
Duke u shprehur se pavarësisht se kufizimet do t’i përkasin të shkuarës dhe se përditshmëria do të normalizohet, autoritetet do të monitorojnë të dhënat për COVID-19, Frederiksen tha se do të aplikohet doza e katërt e vaksinës.
Në Danimarkë, më 10 shtator u njoftua se pandemia ishte nën kontroll dhe për këtë arsye u hoqën të gjitha masat. Më vonë, pasi rastet dolën jashtë kontrollit, kufizimet u riaplikuan nga 15 nëntori 2021.
Kryeepidemiologu i Institutit Shtetëror Serum, Thira Krause, tha më 3 janar se varianti omicron i kishte dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe se njerëzit do t’i ktheheshin jetës normale brenda dy muajsh.
Sipas Agjencisë Kombëtare e Shëndetësisë, numri i personave që humbën jetën për shkak të COVID në Danimarkë u rrit në 3.635 dhe numri i të infektuarve u rrit në 1.48 milion./TV Malisheva