Një pjesë e raketës Space X, e cila fluturoi në hapësirë për shtatë vjet, do të përplaset në Hënë në muajin mars, thanë ekspertët që monitoruan trajektoren e raketës.

Raketa u dërgua në hapësirë në vitin 2015 së bashku me satelitin për vëzhgimin e ndryshimeve klimatike në Tokë, njoftoi Observatori për Vëzhgimin e Klimës nga Hapësira.

Një pjesë e raketës ka qenë duke lundruar në hapësirë që atëherë, thanë ekspertët, duke shtuar se pjesa u pa pranë hënës në fillim të janarit.

Është llogaritur se një pjesë e raketës duhet të rrëzohet në Hënë më 4 mars.

Ajo pjesë peshon rreth katër tonë dhe nuk do të jetë e dukshme nga Toka kur të zbresë në Hënë.

Supozohet se raketa do të lërë një krater në Hënë, i cili më vonë do të studiohet nga shkencëtarët, ndoshta nga sonda hënore e agjencisë amerikane të hapësirës NASA./TV Malisheva

Share.