Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 451 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja anti-COVID.

Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.

Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe anti-COVID negativ PCR brenda 24-orësh./TV Malisheva

Share.