Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 157 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe katër pacientë negativ me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor në kuadër të ShSKUK-së.
Në raport thuhet se 108 pacientë janë me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë./TV Malisheva