Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 20 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 28 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2056 raste, prej tyre 2789 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 182 raste./TV Malisheva